Një tjetër tenderim për Unazën e Re. Kryetarja e ARRSH, Sonila Qato njoftoi se janë skualifikuar të gjitha ofertat e paraqitura për projektin e Unazës së Re për mos përputhje të kritereve.
“Komisioni i Vlerësimit të Ofertave u ka ofruar të gjitha kompanive skualifikimin e ofertave të paraqitura, pasi nuk plotësojnë kriteret. Sot do i paraqes ministres Balluku një proces transparent. Kompanitë janë partnere të ARRSH dhe dialogu dhe transparenca do jetë parësore. Kompanitë kanë të drejtën të ankimojnë. Në lotët e tjera të projektit do vijojnë punimet dhe shpronësimet, pasi ky projekt do të realizohet”, tha Qato.