Prokuroria italiane, prej disa kohësh po heton shkeljet e Kodit të Drejtësisë Sportive dhe rregullores së Agjentëve të Futbollistëve.
Nga hetimet e Prokurorisë, është përpiluar një listë e gjatë me emra zyrtarësh të klubeve dhe agjentë futbollistësh të cilët rezultojnë përgjegjës për shkeljen e rregullave gjatë ushtrimit të detyrave.
Në raportin e Prokurorisë italiane përmendet në tre raste emrin e ish-sulmuesit të kombëtares shqiptare, Erjon Bodgani, i cili kishte si menaxher Moggin.
Në raport shkruhet se, kontratat që Moggi ka kryer për futbollistin shqiptar me klubet e Chievos, Cesenas dhe Sienas, rezultojnë të kenë shkelje në rregullat e konfliktit të interesit.