Tjetër skandal/ Agjencia Shtetërore e Shqipërisë, Kosovën e paraqet si pjesë të Serbisë – 27.al

Tjetër skandal/ Agjencia Shtetërore e Shqipërisë, Kosovën e paraqet si pjesë të Serbisë

Read more

Në një hartë të Evropës të postuar nga Agjencia Shtetërore për Investime në Shqipëri shihet se mungon shteti i Kosovës.

Harta ishte përshkruese ku tregoheshin statistika ekonomike të vendit.

Nuk është hera e parë që ndodh kjo në Republikën e Shqipërisë. Para disa muajve në librat e shkollës fillore kishte ndodhur i njëjti gabim.

Për këtë ishte bërë bujë e madhe dhe Ministrja e Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini, kishte kërkuar falje.

Këso gabimi kishte bërë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Në një hartë të cilën e kishte postuar në faqen e tij në Facebook mungonte shteti i  Kosovës, dhe shfaqej si pjesë e Serbisë. /Telegrafi

Të Lidhura

Para

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *