Një tjetër breshkë e përmasave të mëdha është gjetur e ngordhur mëngjesin e sotëm në breg të detit në Vlorë.
Mësohet se breshka e detit me peshë rreth 50 kg u gjet në zonën e plazhit të vjetër.
Kohët e fundit janë shtuar shumë rastet e breshkave të ngordhura që gjenden në bregdetin shqiptar, të cilat qëndrojnë në bregdet me ditë të tëra dhe bëhen burim infeksionesh.