Policia e Tiranës ka arrestuar një 25-vjeçar pasi është kapur duke shpërndarë kokainë me biçikletë nëpër Tiranë.
Mësohet se shtetasi Kataldo Mulaj, banues në Tiranë u kap në rrugën “Artan Lenja”, ku gjatë kontrollit fizik i janë gjetur dhe 2 doza kokainë.
Sipas policisë, Mulaj merrte porosi për shitje të kokainë me telefon, dhe më pas e shpërndante atë me biçiklet që ti shpëtonte kontrollit të policisë.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
– 25 doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojit Kokainë, me peshë totale, 13 gramë
– 2 aparate telefonik
– Vlera monetare prej 128 900 Lekë të rinj dhe 200 Euro (të cilat dyshohet të jenë burim fitimi nga shitja e lëndës narkotike)
– 1 biçiklet