Një sherr për motive të dobëta ka përfunduar me plagosjen e një të riu.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Taulantët”. Raportohet se i plagosur ka mbetur 21-vjeçari i identifikuar si Olsi Meraj, i cili mësohet të jetë me profesion futbollist.
Nga të dhënat e para raportohet se i plagosuri së bashku me shokun e tij po bënin stërvitje në kohën kur janë afruar një grup tjetër djemsh, të cilët më pas janë përleshur e për pasojë ka mbetur i plagosur 21-vjeçari, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Policia po punon për kapjen e autorit.