Një 38-vjeçarja ka ndërruar jetë në spital, pasi u rrëzua nga kati i katërt i një pallati në Tiranë.
Policia njofton se ngjarja ndodhi rreth orës orës 17:20, në rrugën “Bajo Topulli”, pranë Kryegjyshatës, ku shtetasja me iniciale E.k, mori plagë të rënda.
Ajo është dërguar me ambulancë në S.Q.U.T për ndihmë mjekësore, por 30 minuta më vonë ka gjetur vdekjen si pasojë e plagëve të marra nga rënia.
Nga hetimet paraprake të policisë dyshohet se kjo shtetase të ketë kryer vetëvrasje
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.