Tetë mijë banorë pranë zonës që njihet si ish-ATSH-ja, në rrugën “Fadil Rada”, tashmë kanë ambiente çlodhëse, lulishte, një kënd lojërash për fëmijët dhe transformim të plotë të infrastrukturës rrugore e nëntokësore.
Ky bllok banimi është pjesë e projektit të Bashkisë së Tiranës për transformimin e rreth 50 lagjeve të qytetit. Pasi inspektoi punën e kryer, kryebashkiaku Erion Veliaj shprehu falenderimin e tij për punonjësit e bashkisë, të cilët e përfunduan projektin vetëm në 8 javë punë.