Tifozët ndaluan ekipin të stërvitej, shoqërohen në komisariat
Pas reagimit të ashpër të tifozëve, të cilët penguan skuadrën e tyre të Tiranës të zhvillonte stërvitjen rreth 30 tifozë bardheblu, janë shoqëruar nga policia e Tiranës.
Tifozët fillimisht ndaluan ekipin të stërvitej, por më pas situata degradoi nga ofendimet e shprehura nga disa tifozë dhe Gilman Likës me të cilin pati dhe konfrontim fizik.
Edhe kjo erdhi pas vendimi të marrë një ditë më parë nga presidenca bardheblu për të lejuar skuadrën e Partizanit që të zhvillojë ndeshjet brenda në “Selman Stërmasi”.