Tiranë, miratohen banesat dhe bonuset e strehimit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tiranë, miratohen banesat dhe bonuset e strehimit

19:31 | 06/07/2016
në Uncategorized
0

Opozita dhe mazhoranca në Këshillin Bashkiak u përfshinë në akuza të ndërsjella në diskutimet e projektvendimeve për banesat sociale dhe bonueset e strehimit.

Sipas këshilltarëve të PD në këtë listë përfituesish janë përfshirë persona që punojnë në administratën e Bashkisë. Kryebashkiaku ka kërkuar emra konkrete, ndërsa thumboi të djathtët që në këto lista nuk janë përfshire, siçt ha ai, vrasësit e 21 janarit.

Banesat sociale kanë përfshirë në debate këshilltarët e djathtë me kryebashkiakun Erion Veliaj në mbledhjen e Këshillit Bashkiak që ka nisur diskutimet prej orës 17:24 të pasdites.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Këshilltarët e PD-së pretenduan se në listën e përfituesve të këtyre banesave janë edhe punonjës të Bashkisë së Tiranës.

Mbi këto akuza Veliaj kërkoi emra konkretë, ndërsa nuk la pa akuzuar parardhësin që sipas tij bëri me shtëpi sociale vrasësit e 21 janarit dhe dha kredi të butra për deputetë dhe ish-Ministra të PD.

Pavarësisht debateve vendimi për shpërndarjen e banesave dhe bonuseve sociale u miratua me votat e mazhorancës dhe opozitës. Janë 177 familje që përfotojnë banesa sociale dhe 77 të tjera bonus qiraje.

MË POSHTË PJESË NGA DEBATI

Topallaj: A ka në listat e bonusve të strehimit njerëz që punojne në Bashki?

Veliaj: Ke detyrimin të informosh këtë Bashki dhe nëse ka sigurisht do marrim masat e nevojshme. Por ka një dozë ligësie ku për çdo gjë, nëse ke diçka thuaje troç. Por kjo ligësia të nxjerrim dhjamë nga pleshti është e ulët si stil. Thuaje troç. Nëse ka një njeri, bujrum ta heqim. Por të mbajmë peng të gjithë dhe të bëjmë me sikur.. Na thuaj kush është, urgjent ikën. Kaq.Duhet me pas qëndrimin që je këtu për mbaruar punë, të zgjidhim punë, apo jemi këtu për të hedhur shashka dhe xixa. Na raporto. Por një gjë të garantoj, vrasës të 21 janarit në këto lista nuk ka, nuk shpërblehen.

Topallaj: Ndonjë hajdut a ka?

Veliaj: Jemi larguar nga filozofia kur me banesat sociale shpërbleheshin deputetë, komisionerë, gardistët që vranë me plumba në mish. Këtë me plumba në mish, kjo nuk ndodh. Nëse ka parregullsësi tjetër, urgjent na e trego. Me mall të Bashkisë… Ministria e Zhvillimit Urban duhet të ndërpriste procesin dhe të bënte një audit. Zbuloi që gjysma e grupit tuaj parlamentar merrnin  kredi të buta si varfanjakë, kjo nuk ndodh tek kjo Bashki sa të jem unë. Ju merrnin Ministra dhe zëvendës/Ministra kredi të buta dhe ai që duhet të rrisë fëmijët e vet nuk ka askses tek një kredi e butë se gjithë grupin parlamentar e keni me kredi të buta, të gjithë gardistët i keni me banesa sociale. Nëse keni një rast na e thoni dhe do shikoni në mënyrë spektakolare si bëhen këtu njerëzit shembull për vendime të gabuara. Por të garantoj që vrasës banesa sociale nuk marrin sa të jem unë në Bashki. Po të kishim 700 apartamente do i jepnim,por kemi 170. Më mirë ti japim këto.

Rrokaj: Është një kategori vunerabël dhe nuk i kanë gjithmonë kompetencat dhe njohuritë e duhura që të plotësojnë në kohën e duhur të gjithë dokumentacionet.Unë do kërkoja nga Bashkia që nëpërmjet administratorëve pa dallim apo sugjerimeve të këshilltarëve të evidentoheshin të gjithë ato kategori sociale që në përmbajtje u takon të marrin shtëpi, bonus strehimi apo kredi të buta.Do kërkoja të ketë një strukturë për këta njerëz që ti ndihmojë për të plotësuar dokumentacionin qoftë dhe falas. Po të kishin lekë, nuk kishte pse të katandiseshin në këtë gjë.

Aliaj: Në parim nuk jam kundër listës.Por fakti që ka më pak aplikime se buxheti i parashikuar për këtë gjë, ngre disa pikëpyetje mbi eficensën e këtyre parave publike. Jam dakort me atë që kush ka ardhur i pari bluan në mulli, por ne nuk shkojmë tek ai qytetari që ka nevojë vërtet për një strehim.

Olli: Është mësuar që ti masë të gjithë njerëzit e tjerë me metrin e tij, kjo është fatkeqësi. Gënjen publikisht sërish. Le të vijojë të drejtojë sërish kryeqytetin, nëse do të bëhet kryetar i PS  le të japë dorëheqjen dhe të shkojë ku të dojë, nuk ka asnjë problem.Jo të flasë për vrasës imagjinarë, kur ata që janë akuzauar vetë personalisht bashkë me shokët e tij për vrasës sot i ka drejtues të PS, disa kanë përfunduar nëpër burgje, tjetrin e ka dhe kryetar PS dhe drejtues të OSHEE për veriun. Të bëjë kujdes me pallavrat politike dhe të merret me qytetarët. Ky grup këshilltarësh ka votuar gjithmonë në favor të grupeve vunerabël.

 

Etiketa: erion veliajkryebashkiakumiratohen banesat dhe bonuset e strehimit

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Mesnik me mëlçi

Mesnik me mëlçi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Mbyllja e TikTok, Gjykata Kushtetuese mban anën e qeverisë, pranon shtyrjen e seancës për në shkurt –

Mbyllja e TikTok, Gjykata Kushtetuese mban anën e qeverisë, pranon shtyrjen e seancës për në shkurt –

18:08 | 15/12/2025
Gjykata Kushtetuese shtyn shqyrtimin e mbylljes së TikTok-ut (DATA) –

Gjykata Kushtetuese shtyn shqyrtimin e mbylljes së TikTok-ut (DATA) –

18:00 | 15/12/2025
U kap me 12 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit, procedohet 21-vjeçari –

U kap me 12 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit, procedohet 21-vjeçari –

17:50 | 15/12/2025
Si të veprojmë për pagën e Erion Veliajt? –

Si të veprojmë për pagën e Erion Veliajt? –

17:48 | 15/12/2025
PD i drejtohet Kushtetueses për zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokati i Popullit –

PD i drejtohet Kushtetueses për zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokati i Popullit –

17:42 | 15/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Mbyllja e TikTok, Gjykata Kushtetuese mban anën e qeverisë, pranon shtyrjen e seancës për në shkurt –
  • Gjykata Kushtetuese shtyn shqyrtimin e mbylljes së TikTok-ut (DATA) –
  • U kap me 12 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit, procedohet 21-vjeçari –
  • Si të veprojmë për pagën e Erion Veliajt? –
  • PD i drejtohet Kushtetueses për zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokati i Popullit –
  • “Neve s’kanë ç’na bëjnë” –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Mbyllja e TikTok, Gjykata Kushtetuese mban anën e qeverisë, pranon shtyrjen e seancës për në shkurt –
  • Gjykata Kushtetuese shtyn shqyrtimin e mbylljes së TikTok-ut (DATA) –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com