Një aksident ka ndodhur sot në “Rrugën 5 Maji” në kryeqytet, ku një 24-vjeçar ka përplasur me makinë një 34-vjeçare. Kjo e fundit është dërguar në Spitalin e Trumës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit, me iniciale R.Ç qëndroi në vendgjarje, ndërsa policia po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 04.06.2020, rreth orës 12:40, në rrugën “ 5 Maji”, mjeti me drejtues R.Ç., 24 vjeç, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen R.Dh., 34 vjeçe, e cila u dërgua në spitalin e Traumës, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Mjeti dhe drejtuesi i mjetit ndodhet në vendngjarje.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.