Inaugurohen 400 metrat e parë të bulevardit të ri të Tiranës. Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Veliaj ndezën së bashku dritat e tij, teksa i ftuan qytetarët që të votojnë partinë socialiste në 25 qershor. Veliaj tha se projekti u ideua nga Rama në 2011, ndaj dhe vota pro tij do të thotë vazhdimësi e investimeve strategjike për qytetin.
Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Veliaj ndezën bashkë dritat e bulevardit të ri të Tiranës.
Veliaj ia njeh meritën dhe vizionin Edi Ramës, si ish-kryetar bashkie që ideoi këtë projekt 6 vite më parë, dhe sot si një kryeministër që mbështet investimet e kryeqendrës së shqiptarëve.