Një kazino është grabitur rreth orës 04:30 të ditës së sotme, në “Rrugën e Elbasanit”. Behet me dije se dy persona të armatosur kanë hyrë brenda kazinosë dhe nënkërcënimin e armëve kanë marrë rreth 200.000 lekë, shumë e cila dyshohet se është xhiroja e ditës që kishte grumbulluar kazinoja.
Nga hetimet paraprake mësohet se njëri prej grabitësve ka qënë i armatosur me thikë, ndërsa tjetri me postoletë. Pas grabitjes autorët janë larguar me shpejtësi duke përfituar edhe nga errësira.
Policia po punon për indentifikimin dhe kapjen e autorëve të grbitjes.