Një farmaci është grabitur me armë pasditen e sotme në rrugën “Siri Kodra”, në Tiranë.
Bëhet me dije se një person i cili dyshohet të ketë qenë me armë zjarri, ka hyrë në një farmaci dhe ka marrë shumën monetare prej 8.000 Lekësh.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.