Dy makina janë përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Tiranë, në zonën e quajtur “Komuna e Parisit”.
Fatmirësisht nga zjarri nuk ka pasur dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.
Zjarrfikësit mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe grupi hetimor në vendin e ngjarjes po kryen veprimet për të zbardhur shkaqet e rënjes së zjarrit.