Policia e Tiranës ka arrestuar një 41-vjeçar në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Në pranga ka përfunduar J.M, 41 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë dhe ka detyruar bashkëshorten e tij me inicialet F.M 36 vjeç të pijë një medikament për të abortuar.
Njoftimi i policisë:
Më datë 05.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi J.M, vjeç 41, banues në Tiranë, pasi më datë 01.04.2018, në Valias, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike, ndaj bashkëshortes F.M, vjeç 36, duke e detyruar të pijë medikament për të abortuar, e cila pasi ka marrë mjekimin në spital për disa ditë, është larguar në banesë. Neni 130/a i Kodit Penal.