Një vrasje e trefishtë me armë zjarri ka ndodhur pak çaste më parë në zonën e Unazës së Re në rrugën Kristaq Mone.
Gjatë një konflikti, dhëndri ka vrarë ish-vjehrrin, ish-vjehrrën dhe më pas veten. Mësohet se viktimat janë identifikuar si Bujar Mata, 63 vjeç dhe gruaja e tij Valentina Mata, 52-vjeç. Ndërkohë që dhëndri është shtetasi Majlind Lala.
Nga informacionet e para mësohet se autori ka qenë i divorcuar nga bashkëshortja e tij, e cila jetonte në Suedi. Krimi dyshohet se ka ndodhur për shkak të konflikteve vazhdueshme të dhëndrit dhe prindërve të ish-bashkëshortes.