Një aksident automobilistik është shënuar mbasditen e kësaj të marte në Tiranë.
Një vajzë 6-vjeçare është përplasuar nga një “Benz” në rrugën “Bardhyl”.
Ka qenë shtetasi me inicialet L.GJ, 42- vjeç, me banim në Tiranë, që ka aksidentuar këmbësoren e cila ndodhet ne Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.