Një aksident automobilistik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në unazën e re te liqeni në kryeqytet.
Mësohet se drejtuesi i një automjeti tip “Benz” ka humbur drejtimin duke u përplasur me trafikndarësen.
Për fat të mirë nuk ka të lënduar nga aksidenti i ndodhur.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen procedurat e nevojshme.