Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë natës në kryeqytet në Bulevardin “Gjegj Fishta” me pasojë vdekjen 47-vjeçares me inicialet P. B.

Nga veprimet paraprake rezultoi se, një mjet tip “Benz”, me ngjyrë gri me portobagazh ka aksidentuar shtetasen P. B., 47 vjeçe dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Megjithëse është dërguar në spital, 47-vjeçarja nuk ka mundur të mbijetojë.
Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe po punohet për identifikimin e kapjen e autorit dhe mjetit.
http://www.balkanweb.com/site/aksident-ne-tirane-benzi-perplas-47-vjecaren-ne-2-te-nates-nderron-jete-ne-spital/