Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme në kryeqytet dy persona të cilët lëviznin me armë zjarri me vete.
Mësohet se në pranga kanë rënë Roland Domin, 44 vjeç, i dënuar më parë për “heqje të paligjshme të lirisë” dhe “vrasje në bashkëpunim e mbetur në tentativë” dhe Almir Ismailin, 41 vjeç.
Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi dy pistoletat që ata mbanin me vete, të cilat i kaluan Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.