Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Klitschko: McGregor nuk ka asnjë shans të fitojë ndaj Mayweather

Nga Klodiana 0

Legjenda e sportit të boksit, ukrainasi Wladimir Klitschko ka folur për sfidën e madhe të boksit mes Floyd Mayweather dhe Conor McGregor, një nga duelet më të mëdha të sporteve luftarake, por që do të përballë dy kampione që vijnë nga sporte të ndryshme.

Klitschko tha se McGregor nuk ka shumë shanse që ta fitojë këtë duel.

Një boksier nuk ka asnjë shans që të fitojë në një duel të arteve marciale mikse. Por, në të njëjtën kohë, edhe një sportist i MA-së nuk ka asnjë shans që të fitojë në një duel boksi”, u shpreh Klitschko, që vetëm pak javë më parë deklaroi tërheqjen e tij nga sporti, duke hequr dorë edhe nga revanshi me Joshua për titullin kampion bote.

Më tej, boksieri ukrainas shton: “Në të dyja rastet, shanset që një “i huaj” të fitojë në sportin tjetër janë të pakta. Ndaj kam mbetur i habitur që McGregor vendosi të duelojë ndaj Mayweather, me rregullat e një sfide boksi dhe jo me ato të arteve marciale mikse. Për mua, Conor nuk ka shanse ta fitojë këtë sfidë”, deklaroi për mediat Klitschko, që beson se mayëeather do ta fitojë këtë përballje, nga e cila sportistët do të përfitojnë 100 milionë dollarë. Dueli do të zhvillohet më 26 gusht në “T-Mobile” Arena të Las Vegasit.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej