Një çantë e dyshimtë është gjetur nga qyetetarët në një stacion autobusi në zonën e “21 Dhjetorit”.
Policia ka bërë rrethimin dhe evakuimin e të gjithë zonës ku është gjetur çanta, si dhe kanë kërkuar shërbimin e forcave xheniere në vendngjarje për të bërë të mundur, përcaktimin nëse çanta paraqet rrezikshmëri apo jo.
Forcat xheniere kanë realizuar hapjen e çantës së dyshimtë, e cila rezultoi të ishte një çantë e lënë në rrugë, brenda të cilës nuk kishte asnjë lëndë e cila mund të paraqiste rrezik për qytetarët.