Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer kontrolle në baret dhe restorantet e zonës së ish-Bllokut në Tiranë.
Nga 23 inspektime janë marrë masa paralajmërim dhe gjobë për 18 subjekte. Konkretisht Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka vendosur gjobë në vlerën 900.000 lekë për disa biznese, të cilat nuk plotësonin kushtet higjieno-sanitare, kishin vlerat mbi normën e lejuar për komponentët e vajit, por edhe nuk kishin dokumentacionin që përcakton ligji. Gjithashtu, për shkak se nuk plotësonin kushtet, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka marrë masën “ndërprerje e kryerjes së veprimtarisë” për dy subjekte.
AKU bën me dije se do të vijojë kontrollet në gjithë vendin për garantimin e sigurisë ushqimore në çdo sektor.