Incidentet mes familjarëve të të sëmurëve dhe mjekëve e infermierëve sa vijnë e shtohen në spitalët shqiptare.
Një 22-vjeçare me iniciale B.L është proceduar në gjendje të lirë nga Policia e Tiranës pasi goditi me grushte një infermiere në urgjencën e spitalit të pediatrisë në kryeqytet.
Infermierja 35-vjeçare me iniciale G.P u qëllua me grushte nga 22-vjeçarja mbrëmjen e kësaj të premtje.
22-vjeçarja e ka goditur infermieren me pretendimin se ajo nuk po e mbante fëmijën e e saj në spital.