Një tjetër rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar ditën e sotme. Burime nga policia bëjnë me dije se në pranga ka rënë një person i identifikuar me iniciale B. K., 21- vjeç pasi ka dhunuar tezen e tij.
Pritet që i riu të përballet me akuzën për veprat penale “Dhuna në familje”.
Po ashtu në pranga ka rënë edhe një 44- vjeçar i identifikuar me iniciale F. B., i cili ka dhunuar bashkëshorten e tij.
Edhe 44- vjeçari pritet të përballet me akuzën për veprën penale “Dhunë në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, pasi dyshohet se, në kundërshtim me vendimin e gjykatës, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje.