Zona e Liqenit Artificiel është në ndryshim të vazhdueshëm. Këtë herë pjesë e transformimit ka qenë Diga e Liqenit. Një rehabilitim që i ka dhënë një pamje të re liqenit, duke e bërë më atraktiv dhe më të aksesueshëm nga të gjithë ata që zgjedhin këtë kënd të Tiranës për t’u çlodhur e argëtuar.