Tifozët e Interit nuk e harrojnë ende atë episod të 20 viteve më parë, kur Mark Iuliano, ish-trajneri i Partizanit, pengoi Ronaldon në zonë, dhe arbitri Çekarini i ndeshjes, nuk akordoi penallti për ta.
Tashmë, trajner i dytë i Udinezes, Iuliano u sha në kor në ndeshjen e javës së kaluar, kur në stadiumin Friuli luhej Udineze-Inter. Komisioni i Disiplinës në Federatën Italiane të Futbollit nuk e ka lënë pa kaluar këtë rast, dhe Interi është gjobitur me 3 mijë euro, për këto sharje në kor ndaj Iulianos.