Një ditë para finales së Conference League mes Romës dhe Feyenoord, tifozët e të dyja ekipeve kanë mbërritur në Tirane.
Situata në Tiranë ka nisur të nxehet, me qindra tifozë, të dehur në erën e alkoolit, festojnë në pritje të sfidës.
Ndërkohë duket se policia e Tiranës nuk do ta ketë aspak të lehtë të ruajë rendin brenda kryeqytetit, pasi që tani kanë filluar përplasjet me tifozët.
Në videon e mëposhtme, shihen tifozë të Romës duke u përplasur me policinë në rrugën e Durrësit, pranë hyrjes në sheshin “Skënderbej”. Tifozët thërrasin në kor fjalë aspak të hijshme ndaj policisë.
Resorti luksoz i planifikuar nga familja Trump shkakton protesta në Shqipëri –
Gazeta ekonomike ndërkombëtare, Financial Times i ka bërë jehonë protestave në vend. Gazeta shkruan se, projekti turistik luksoz prej 4...









