Një aksident me një viktimë ka ndodhur këtë mëngjes në Thumanë. Shoferi i një furgoni mallrash, Z.T. 38 vjeç, ka humbur jetën pas përplasjes me një BMW ku udhëtonte një familje, prindër e fëmijë.
BMW-ja drejtohej nga një 41-vjeçar maqedonas, që kishte gruan dhe fëmijët. Ata vetëm u plagosën dhe mësohet se janë në Spitalin Ushtarak në Tiranë jashtë rrezikut. Krahas tyre, është plagosur edhe një udhëtar nga Kukësi, që ndodhej në furgonin e viktimës, me iniciale E.D.34 vjeç.