“Thjesht jepini Topin e Artë”/ Ja punëtori që po rishkruan historinë e Championsit – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Thjesht jepini Topin e Artë”/ Ja punëtori që po rishkruan historinë e Championsit –

17:03 | 09/08/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Sllovaki-Kosovë/ Publikohen formacionet zyrtare, “Dardanët” kërkojnë ëndrrën e Botërorit –

Poloni-Shqipëri, zbulohet formacioni zyrtar i Kombëtares, Uzuni dhe Hoxha mbështesin Bajramin në krye të sulmit –

Tre të akuzuar për trafik droge arratisen para gjyqit në Belgjikë, dyshohet se erdhën në Shqipëri –

Kombëtarja/ Mehmeti merr fanellën e Asanit, Pajaziti të Manajt, ja formacioni dhe numrat e lojtarëve –

Këtë vit në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve në listën e shënuesve shihej vetëm një emër, Arni Frederiksberg, i cili luan te klubi Klaksvik nga Ishujt Faroe, ku së bashku me ta po shkruan historinë, pasi kanë eliminuar hungarezët  e Ferencvarosit (shënoi dy gola), suedezët e Hacken (shënoi tre gola), ndërsa në rrethin e tretë kanë marr fitore në ndeshjen e parë ndaj Molde (ku shënoi dy gola).

Shumë mund të besojnë që Arni Frederiksberg është një lojtar i njohur i klasit botëror, por nuk është ashtu, pasi 31 vjeçari deri para disa muajsh shiste pizza të ngrira me orar të plotë të punës, ndërsa në kohën e lirë ai u shënon gola kampionëve evropianë të futbollit.

“GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO! Thjesht jepini atij Topin e Artë!”, shkruante në rrjetet sociale klubi i vogël gjysmë profesional nga Ishujt Farore, që e quan veten shkurt KI.

88′ NO WAY! NO WAY! NO WAY! NO WAY!

— KÍ (@KI_Klaksvik) August 8, 2023

Klaksvik ishte duke pësuar humbje nga Molde, kur në skenë doli Frederiksberg që shënoi dy herë për fitoren e ishullorëve.

Klubi nga qyteti i dytë më i madh në ishuj e mposhti kampionin norvegjez 2-1.

Tani në Faroe, të gjithë po jetojnë përrallën. Festimet e trazuara pas kalimit ndaj Ferencvaros (0-0, 3-0) dhe Hacken (0-0, 3-3 dhe 4-3 pas penalltive) treguan se sa ngjarje e madhe është për banorët.

Skuadra nga Ishujt Faroe, do të jetë skuadra e parë në histori, që tashmë e ka të sigurt që në vjeshtë do të shfaqet në grupet e garave evropiane. Deri më tani klubi ka siguruar tre milionë euro, por a do të marr në shumë do të shkojë më tej, në fund?

Pas kalimit tutje nuk kishte festë nga lojtarët, ata nesër duhet të dalin në punë

Festime të egra me tifozët në mbrëmje pasi mundët kampionin norvegjez? Jo, aspak. Në mëngjes i kthehen punës. “Unë shes ushqime. Unë punoj tetë orë në ditë, pastaj fillojmë stërvitjen menjëherë” përshkruan Frederiksberg jetën e tij.

Top shënuesi i skuadrës që dikur shiste pizza të ngrira, sot është menaxher në një kompani ushqimesh dhe punon tetë orë në ditë me orë të plotë.

Kështu është edhe pjesa më e madhe e ekipit. Disa riparojnë anije, vozisin makineri ose kujdesen për kafshët.

Megjithatë, punëdhënësit zakonisht u japin futbollistëve pushim para ndeshjeve në Kupat Evropiane.

Ishujt e deleve po përjetojnë emocionet e futbollit dhe po ëndërrojnë për Ligën e Kampionëve

Megjithatë, në klub ka edhe disa profesionistë. Për shembull, mbrojtësi norvegjez Vegard Forren, i cili më parë ka luajtur në Molde.

Kur të tjerët janë duke punuar, ai viziton kafenenë lokale. “Ndonjëherë bëja shaka se po pastroj atje”, qesh ai.

“Këtu nuk mungon motivimi, kur i sheh djemtë që kthehen nga puna dhe stërviten fort, nuk ankohen kurrë”, shton ai.

Po ashtu edhe suedez Jonathan Johansson që është në portë. Ai fillimisht i tha lamtumirë futbollit të madh vitin e kaluar dhe shkoi në Norvegji për të punuar si elektricist, por ai iu kthye futbollit në Klaksvik, fillimisht si opsion urgjent, por tani si numri një, duke qenë i jashtëzakonshëm, sidomos me penallti ndaj Hacken.

Ndeshja kthyese ndaj Molde do të vijë pas një jave. A do të ketë vazhdim përralla e pabesueshme? Kjo do të shihet./Telegrafi/

Të Lidhura

Sllovaki-Kosovë/ Publikohen formacionet zyrtare, “Dardanët” kërkojnë ëndrrën e Botërorit –

Sllovaki-Kosovë/ Publikohen formacionet zyrtare, “Dardanët” kërkojnë ëndrrën e Botërorit –

nga 27
19:35 | 26/03/2026
0

Ashtu si Shqipëria, edhe Kosova zbret në fushë këtë mbrëmje ku luan fatin e saj për në Botërorin 2026. “Dardanët”...

Poloni-Shqipëri, zbulohet formacioni zyrtar i Kombëtares, Uzuni dhe Hoxha mbështesin Bajramin në krye të sulmit –

Poloni-Shqipëri, zbulohet formacioni zyrtar i Kombëtares, Uzuni dhe Hoxha mbështesin Bajramin në krye të sulmit –

nga 27
19:25 | 26/03/2026
0

Shqipëria luan “finalen” e parë për tu kualifikuar për në Botëror, me kuqezinjtë që do të masin forcat e tyre...

Tre të akuzuar për trafik droge arratisen para gjyqit në Belgjikë, dyshohet se erdhën në Shqipëri –

Tre të akuzuar për trafik droge arratisen para gjyqit në Belgjikë, dyshohet se erdhën në Shqipëri –

nga 27
19:08 | 26/03/2026
0

Tre shqiptarë të akuzuar për trafik droge ne Belgjike janë zhdukur pa lënë gjurmë ditën e gjyqit, duke u shpallur...

Kombëtarja/ Mehmeti merr fanellën e Asanit, Pajaziti të Manajt, ja formacioni dhe numrat e lojtarëve –

Kombëtarja/ Mehmeti merr fanellën e Asanit, Pajaziti të Manajt, ja formacioni dhe numrat e lojtarëve –

nga 27
18:58 | 26/03/2026
0

Kombëtarja shqiptare është gati për sfidën ndaj Polonisë në Varshavë, me disa ndryshime interesante në numrat e fanellave për këtë...

Para
Fshihnin kokainën në kavanoza qelqi, si u kapën dy shqiptarët –

Fshihnin kokainën në kavanoza qelqi, si u kapën dy shqiptarët -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Sllovaki-Kosovë/ Publikohen formacionet zyrtare, “Dardanët” kërkojnë ëndrrën e Botërorit –

Sllovaki-Kosovë/ Publikohen formacionet zyrtare, “Dardanët” kërkojnë ëndrrën e Botërorit –

19:35 | 26/03/2026
Poloni-Shqipëri, zbulohet formacioni zyrtar i Kombëtares, Uzuni dhe Hoxha mbështesin Bajramin në krye të sulmit –

Poloni-Shqipëri, zbulohet formacioni zyrtar i Kombëtares, Uzuni dhe Hoxha mbështesin Bajramin në krye të sulmit –

19:25 | 26/03/2026
Tre të akuzuar për trafik droge arratisen para gjyqit në Belgjikë, dyshohet se erdhën në Shqipëri –

Tre të akuzuar për trafik droge arratisen para gjyqit në Belgjikë, dyshohet se erdhën në Shqipëri –

19:08 | 26/03/2026
Kombëtarja/ Mehmeti merr fanellën e Asanit, Pajaziti të Manajt, ja formacioni dhe numrat e lojtarëve –

Kombëtarja/ Mehmeti merr fanellën e Asanit, Pajaziti të Manajt, ja formacioni dhe numrat e lojtarëve –

18:58 | 26/03/2026
“Jam shtatzënë, kam komplikacione…”/ Ajola Xoxa kërkesë në GJKKO për heqjen e “detyrimit për paraqitje” –

“Jam shtatzënë, kam komplikacione…”/ Ajola Xoxa kërkesë në GJKKO për heqjen e “detyrimit për paraqitje” –

18:47 | 26/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Sllovaki-Kosovë/ Publikohen formacionet zyrtare, “Dardanët” kërkojnë ëndrrën e Botërorit –
  • Poloni-Shqipëri, zbulohet formacioni zyrtar i Kombëtares, Uzuni dhe Hoxha mbështesin Bajramin në krye të sulmit –
  • Tre të akuzuar për trafik droge arratisen para gjyqit në Belgjikë, dyshohet se erdhën në Shqipëri –
  • Kombëtarja/ Mehmeti merr fanellën e Asanit, Pajaziti të Manajt, ja formacioni dhe numrat e lojtarëve –
  • “Jam shtatzënë, kam komplikacione…”/ Ajola Xoxa kërkesë në GJKKO për heqjen e “detyrimit për paraqitje” –
  • Çfarë po ndodh me aeroportet amerikane? –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Sllovaki-Kosovë/ Publikohen formacionet zyrtare, “Dardanët” kërkojnë ëndrrën e Botërorit –
  • Poloni-Shqipëri, zbulohet formacioni zyrtar i Kombëtares, Uzuni dhe Hoxha mbështesin Bajramin në krye të sulmit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com