Thethi dhe Valbona, HEC-et po dëmtojnë turizmin – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Thethi dhe Valbona, HEC-et po dëmtojnë turizmin

19:32 | 14/11/2016
në Uncategorized
0
Syri i Kalter apo sic quhet nga banoret, Syri i Kaprrejve, ne Theth. I shpallur si Park Kombetar ne vitin 1966, prej disa vitesh zona malore e Thethit eshte kthyer ne nje destinacion te rendesishem turistik gjate muajve te veres.

Nuk ka asnjë dyshim që turizmi malor po njeh një periudhë të qëndrueshme zhvillimi gjatë tre viteve të fundit, kryesisht në Theth e Valbonë. Pjesa më e madhe e atyre që i vizitojnë këto vise janë të huajt, kryesisht gjermanë, austriakë, zviceranë epo edhe lindorë si çekë e polakë. Vizitorët e huaj janë të pasionuar pas aktiviteteve ‘outdoor’ ose ndryshe ‘jashtë shtëpie’ që kanë të bëjnë me ecjen, ngjitjen, por edhe me kulinarinë.

valbone5Kol Gjoni, një nga ata burrat tipikë të kësaj zone që dallohen për shtatin e lartë, vështrimin e mprehtë e mustaqet e gjata, ka një bujtinë që gjendet 20 kilometra larg qendrës së qytetit të Bajram Currit. Ai thotë se këtë vit ka pasur më pak turistë të huaj, rreth 15% më pak se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. “Nuk di të them ndonjë arsye të veçantë – thotë ai – për këtë rënie”, ndërsa shton se ndonjë faktor mund të jetë imazhi që po cenohet nga vendimet për të ndërtuar hidrocentrale, gjë që sipas tij do ta pengonin ndjeshëm turizmin.

Pjesa më e madhe e të huajve që vizitojnë bujtinën e tij janë nga Franca, Gjermania, Austria e Holanda. “Janë kryesisht moshë mesatare, që zgjedhin të qëndrojnë nga 1 deri në 3 net e që vlerësojnë natyrën, ushqimin, traditën e zakonet. Edhe çmimet i tërheqin të huajt, pasi tek ne, një natë kushton 20 euro për person me mëngjes të përfshirë”, thotë z. Gjoni. Sipas tij, në këtë zonë mbetet problem akomodimi pasi kërkesa është më e lartë se oferta. Janë rreth 12 shtëpi që pranojnë turistë, ndërsa numri i hoteleve është vetëm tre.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Ded Nika është gjithashtu një pritës turistësh në zonën e Thethit. Edhe ai pranon se këtë vit, numri i turistëve është ulur dhe shifra më e lartë është arritur në vitin 2013. valbone4Ai shton se në Theth janë rreth 40 shtëpi që ofrojnë akomodim për turistët. Shtëpia e tij, që nga prilli, ka pritur rreth 1,200 vizitorë që kryesisht kanë qenë me prenotim. Bujtina e tij, tipike e zonës gjendet në Nderlysë dhe ofron produkte që prodhohen nga vetë familja. Nika tregon se prej rreth 11 vjetësh ushtron këtë aktivitet dhe po bëhet gjithnjë e më i qëndrueshëm.

Këtë vit, sipas tij, numri i turistëve të huaj ka qenë më i ulët në krahasim me një vit më parë dhe si arsye ai përmend edhe kushtet infrastrukturore të zonës. Thotë se bujtinën e tij e kanë vizituar turistë që nga Australia e largët. Akomodimi në bujtinën Nika kushton 20 euro me mëngjes të përfshirë. Turistët kërkojnë produktet më tipike të zonës dhe që janë bio. Rreth 70% e net-qëndrimeve janë me prenotim dhe ka prurje gjatë gjithë vitit, edhe kur bie dëborë.

/monitor.al/

Etiketa: hecKol Gjonimonitor.alThethiturizmiValbona

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Atë që llap e premton, askush s’e beson

Atë që llap e premton, askush s'e beson

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

23:04 | 11/01/2026
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

22:38 | 11/01/2026
ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

22:08 | 11/01/2026
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët –

S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra –

21:54 | 11/01/2026
Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –

Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –

21:48 | 11/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –
  • Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –
  • ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –
  • S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra –
  • Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –
  • Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –
  • Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com