“Do të ndodhë ajo që sot vibron në hije, ajo që ti tmerrësisht parandjen që do të ndodhë.”
Kjo thënie e poetes Mimoza Ahmeti është shkruar në qelqet e një dyqani në Toledo të Spanjës. Dhe jo në shqip, por spanjisht. Të paktën me art dhe letërsi ne zëmë vend herë heshturazi e herë zhurmshëm në skaje të ndryshme të botës.