Thellohet skandali i shkeljeve pranë zbulimeve arkeologjike tek “Veliera” në Durrës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Thellohet skandali i shkeljeve pranë zbulimeve arkeologjike tek “Veliera” në Durrës

19:28 | 28/02/2017
në Shqiperi
0

Rruga përbri dhe lart gjetjeve arkeologjike, është mbushur më beton gjatë punimeve për ndërtimin e sheshit “Veliera” në Durrës. Punimet e kryera gjatë ditës së djeshme dhe sot paradite, shkelin disa vendime të gjykatave.

Amfora.al raporton që më datë 20 shkurt, firma që po zbaton projektin derdhi beton në rrugën që kalon përbri “Torres Veneciane” pavarësisht vendimit të Gjykatës Administrative Durrës. Këtu është mbuluar edhe një fragment i murit rrethues i qytetit, i cili është në “mëshirën” e betonit.

Ndërkohë këto dy netë, pas protestës së katërt të qytetarëve të Durrësit për ndërprerjen e punimeve, është shtruar me beton rruga pranë gjetjeve arkeologjike. Betoni i hedhur mbulon vijimin nëntokë të mureve të zbuluara, duke moslejuar gërmimin direkt për zbulimin e godinës disa shekullore.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Megjithëse vendimi i Gjykatës Administrative i ndalon punimet në këtë pjesë të sheshit, ato kanë vijuar, duke shkelur kështu edhe sigurinë teknike, me mungesën e ndriçimit dhe punën gjatë orëve të mbrëmjes.

Sa ligje janë shkelur?

  1. Vendim i Gjykatës Administrative Durrës, për pezullimin e punimeve në zonat e sipërpërmendura;
  2. VKM-ja e vitit 2011-të, “Për administrimin e zonës arkeologjike A dhe B në qytetin e Durrësit”, që nuk lejon ndërtimet në zonën arkeologjike A;
  3. Ligji nr. 9048, i vitit 2003, “Për trashëgiminë kulturore”, që ndalon vazhdimin e punimeve pas gjetjes së gjurmëve apo objekteve me vlerë arkeologjike dhe etnografike;
  4. VKM nr. 172, datë 02.06.1961 “Për nëntokën e Durrësit”, që Këshilli i Rregullimit të Territorit në Bashkinë Durrës e ka shkelur, me dhënien leje për të ndërtuar në këtë zonë arkeologjike A dhe të njohur për nëntokën e pasur me objekte arkeologjike.

Zyra e Përmbarimit Durrës

Me datë 24 shkurt, Zyra e Përmbarimit Durrës (që ndodhet përballë sheshit ku po kryhen punimet) ka nxjerrë një urdhër (bashkëlidhur në fund), që detyron bashkinë Durrës të ndërpresë punimet në “vendin ku janë gjetur zbulimet arkeologjike (sesioni i pallatit)”.

Urdhëri ka afat lënie kohë ndaj bashkisë 5 ditë, e ndërkohë që kanë kaluar 4 ditë nga lëshimi i tij, punimet dhe pompat e betonit nuk kanë ndalur së punuari edhe përgjatë orëve të mbrëmjes.

Çfarë thonë arkeologët?

Drejtuesit e sondazheve arkeologjike thanë për “Amfora.al”, se “nuk parashikohen gërmime arkeologjike në këtë fazë (në pjesën e shtruar me beton), por nëse më vonë do të vendoset për të gërmuar, nuk është pengesë betoni”.

Por megjithëse betoni është shtruar mbi vazhdimin nëntokësor të mureve të zbuluara, kjo rrugë mendohet të shërbejë provizorisht për kalimin e automjeteve ndërkohë që do të hapet tuneli nëntokësor për kalimin e tyre, e më vonë kjo rrugë do të shërbejë për kalimin e këmbësorëve. Duke sjellë kështu rrezikun e dëmtimit të objekteve arkeologjike nga pesha e automjeteve, pasi ato gjenden pak centimetra nëntokë.

Vendimi i gjykatës Administraitve Durrës (5 faqe):

Urdhëri i Zyrës Përmbarimore Durrës
Etiketa: DurrëspunimeVangjush Dakozbulime arkeologjike

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
“V Magazine” artikull të veçantë për Era Istrefin

“V Magazine” artikull të veçantë për Era Istrefin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Këmbimi valutor 8 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Këmbimi valutor 18 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:09 | 18/12/2025
Popullsia e Shqipërisë po tkurret shumë shpejt, deri tre herë më shumë se Rajoni –

Popullsia e Shqipërisë po tkurret shumë shpejt, deri tre herë më shumë se Rajoni –

08:03 | 18/12/2025
Horoskopi për ditën e sotme, 8 Dhjetor 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 18 Dhjetor 2025 –

07:45 | 18/12/2025
Parashikimi i motit për sot, 17 Dhjetor 2025

Parashikimi i motit për sot, 18 Dhjetor 2025 –

07:36 | 18/12/2025
PD duhet të dëgjojë votuesit –

PD duhet të dëgjojë votuesit –

23:02 | 17/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Këmbimi valutor 18 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Popullsia e Shqipërisë po tkurret shumë shpejt, deri tre herë më shumë se Rajoni –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 18 Dhjetor 2025 –
  • Parashikimi i motit për sot, 18 Dhjetor 2025 –
  • PD duhet të dëgjojë votuesit –
  • Bashkëshortja e kryeministrit del në dosjen e AKSHI-t disa herë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Këmbimi valutor 18 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Popullsia e Shqipërisë po tkurret shumë shpejt, deri tre herë më shumë se Rajoni –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com