The Washington Times: Rasti i Shqipërisë ngre pyetjen se kush e drejton politikën e jashtme të SHBA-ve – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

The Washington Times: Rasti i Shqipërisë ngre pyetjen se kush e drejton politikën e jashtme të SHBA-ve

15:10 | 28/06/2019
në Kryesore
0

Nga Todd Wood

Kemi shkruar shpesh për “Never Trumpers” (Kurrë Trumpistë-t) në Departamentin e Shtetit, të cilët punojnë kundër agjendës së Presidentit Amerikan në Ballkan, dhe posaçërisht në Shqipëri.

Ambasadorja amerikane e ngarkuar me detyrë, Leyla Moses-Ones u kap nga ish-drejtori i FBI-së, James B. Comey duke shpërndarë në tëitter mesazhe anti-Trump. Publikimet në tëitter u fshinë, vetëm pasi u publikuan. Emërimi i ish-ndihmës zëvendësekretares Kathleen Ann Kavalec për të qenë ambasadore në Shqipëri u anullua në fillim të këtij viti, pasi u mësua se ajo kishte biseduar me autorin e dosjes skandaloze “Steele” mbi Presidentin Trump.

Read more

PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh –

Elbasani dhe Vllaznia me pikë të barabarta, ja si e zgjidh fituesin rregullorja e re për “Final Four” –

Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut… –

Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –

Por, rezistenca ndaj politikave të zotit Trump nga Foggy Bottom vazhdon ende.

Në një skandal të raportuar gjerësisht, qeveria socialiste e kryeministrit Edi Rama u kap përmes përgjimeve në bashkëpunim me figura të krimit të organizuar në Shqipëri përpara zgjedhjeve kombëtare të vitit 2017 për të blerë vota. Partia Demokratike, e krahut konservator, ka udhëhequr protesta të mëdha në kryeqytetin shqiptar për disa javë duke bërë thirrje që qeveria Rama të japë dorëheqjen.

Presidenti shqiptar, Ilir Meta, i vetmi autoritet kushtetues, i cili mund të shpallë datën e zgjedhjeve, kishte dekretuar që zgjedhjet vendore të planifikuara për të dielën duhet të zhvendosen në tetor për t’u marrë së pari me krizën qeveritare, por qeveria e Ramës e injoroi dekretin.

Dhe hyn në lojë Departamenti Amerikan i Shtetit.

Matthew Palmer, i cili kryeson Byronë në Departamentin e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, tashmë ka deklaruar publikisht që zgjedhjet duhet të vazhdojnë, duke e anashkaluar Presidentin shqiptar dhe Kushtetutën shqiptare.

Ish-ambasadori i SHBA-ve në Shqipëri, Donald Lu, gjithashtu shprehte mbështetje për qeverinë, aq e theksuar ishte ajo sa madje nisi të anullonte vizat në Shtetet e Bashkuara për zyrtarët e opozitës.

Për më tepër ka fakte që kryeministri shqiptar Rama është shpallur me zë e figurë si anti-Trump dhe është një njeri i besuar i afërt i miliarderit liberal amerikan George Soros, madje duke marrë pjesë në martesën e tij të fundit.

“Unë do të shpresoja shumë që (zoti Trump) do të kuptonte se ajo, për të cilën ai po flet nuk është aspak një mënyrë e duhur për ta bërë Amerikën përsëri të madhe, por ai po e turpëron Amerikën në sytë e botës dhe në sytë e të gjithë atyre që e shohin Amerikën si qytetin e ndritshëm përmbi kodër “. Rama i tha njësisë “Think Tank” të Këshillit të Atlantikut në Uashington në vitin 2016, siç raportohet nga foreignpolicy.com.

Ka disa pyetje që duhen bërë. Pse Departamenti i Shtetit i SHBA duket se përfshihet në politikën e brendshme shqiptare? Dhe pse Shtëpia e Bardhë e ka lejuar departamentin të japë mbështetjen e saj për një qeveri socialiste që akuzohet për përfshirje në veprimtari kriminale dhe që e ka treguar mungesë respekti edhe ndaj vetë Presidentit Trump?

Kush po e drejton politikën e jashtme amerikane? Mike Pompeo mund të jetë Sekretari i Shtetit, por shumë njerëz nga administrata e kaluar në Departamentin e Shtetit duket se nuk e kanë vënë re se populli amerikan zgjodhi një udhëheqës të ri me një agjendë të re në nëntor të vitit 2016. Mesazhe të përziera po shpërndahen në një rajon aq të paqëndrueshëm si Ballkani duke i bërë gjërat edhe më keq.

Departamenti i Shtetit, madje as që ka bërë ndonjë deklaratë mbi bashkëpunimin e dyshuar të qeverisë Rama me figura të krimit të organizuar. Ka pasur një heshtje të çuditshme për polemikat dhe pyetja është pse? A mund të jetë për shkak se Departamenti i Shtetit simpatizon në heshtje agjendën liberale të kufijve të hapur të zotit Soros, legalizimit të drogës dhe qeverisjes globale?

Vetë fjalët e zotit Rama ia vlejnë të studiohen si përgjigje.

Siç ai tha dikur, sipas foreignpolicy.com: “Europa ka Donald Trump-ët e saj si këtu edhe atje që erdhën përpara Donald Trump-it, të cilët praktikisht e turpëruan Europën me pikëpamjet e tyre mbi emigrantët, me pikëpamjet e tyre mbi muslimanët, me pikëpamjet e tyre mbi vetë Bashkimin Europian. Ju keni (Shtetin Islamik) dhe keni një lloj, siç e dini, ekstremistësh gjakftohtë në anën tjetër të medaljes. Është e pabesueshme.”

https://www.washingtontimes.com/news/2019/jun/27/albania-case-raises-questions-of-who-runs-us-forei/

Etiketa: Ambasadorja amerikaneÇështjet Europiane dhe EuroaziatikeDepartamenti Amerikan i ShtetitGeorge Soroskush e drejton politikën e jashtme të SHBA-veLeyla Moses OnesMathew PalmerRasti i ShqipërisëThe Washington TimesTodd Wood

Të Lidhura

PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh –

PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh –

nga 27
18:53 | 16/03/2026
0

Ka nisur Foltorja, përpara Kryeministrisë. Edhe këtë të hënë kreu i PD Sali Berisha, ka mbajtur protestën e radhës, ku...

Elbasani dhe Vllaznia me pikë të barabarta, ja si e zgjidh fituesin rregullorja e re për “Final Four” –

Elbasani dhe Vllaznia me pikë të barabarta, ja si e zgjidh fituesin rregullorja e re për “Final Four” –

nga 27
18:15 | 16/03/2026
0

Vllaznia dhe Elbasani shfaqen si dy pretendentë kryesorë, për fitimin e titullit kampion. Të dyja ekipet janë me pikë të...

Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut… –

Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut… –

nga 27
17:53 | 16/03/2026
0

Kompania Sigal e Avni Ponarit zotëron shumicën e tregut të sigurimit dhe e ruan këtë monopol përmes AMF dhe Autoritetit...

Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –

Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –

nga 27
17:07 | 16/03/2026
0

Nga Boldnews.al Gjykata e Lartë ka rrëzuar ankimin për sekuestrimin e disa pajisjeve kompjuterike të kompanisë “Gogel”, në pronësi të Arbër...

Para
Drama në Berlin, kush çfarë i tha kujt (dhe Baton Haxhiu über alles)

Në zgjedhjet e të dielës mbi 50% e kandidateve të PS’së garojnë pa kundërkandidat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh –

PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh –

18:53 | 16/03/2026
Elbasani dhe Vllaznia me pikë të barabarta, ja si e zgjidh fituesin rregullorja e re për “Final Four” –

Elbasani dhe Vllaznia me pikë të barabarta, ja si e zgjidh fituesin rregullorja e re për “Final Four” –

18:15 | 16/03/2026
Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut… –

Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut… –

17:53 | 16/03/2026
Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –

Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –

17:07 | 16/03/2026
Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –

Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –

16:51 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh –
  • Elbasani dhe Vllaznia me pikë të barabarta, ja si e zgjidh fituesin rregullorja e re për “Final Four” –
  • Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut… –
  • Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –
  • Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –
  • Bllokohen negociatat, 27 vendet anëtare pa vendim për Shqipërinë! Këshilli i BE: Disa vende…… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh –
  • Elbasani dhe Vllaznia me pikë të barabarta, ja si e zgjidh fituesin rregullorja e re për “Final Four” –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com