Thana dhe Vidasi, Hyjni të Panteonit Ilir – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Thana dhe Vidasi, Hyjni të Panteonit Ilir

15:15 | 20/04/2021
në Kryesore
0

Shkruan: Fahri Xharra

Shqiptarët kanë një pasuri të madhe mitologjike, por ende të pa studiuar mirë. Tashmë, dihet që figura si zanat, orat, por dhe figura të tjera si Katallani me një Sy janë pjesë e rrëfimeve dhe mitologjive të hershme shqiptare. Ndër ne, mjerisht, nuk ekziston ende të paktën një sprovë konkrete, për të përmbledhur në një botim botën mitologjike shqiptare, e cila është shumë e pasur dhe në disa vise e ruajtur, e gjallë deri më sot. Por, megjithatë, materiale të mbledhura, vështrime dhe studime fragmentare kemi, qoftë nga autorë të huaj, qoftë nga njerëzit tanë të aftë për këtë punë.

Ishte viti 1774, kur në Leipzig Johan Tunman, botoi librin e tij “Kërkime në historinë e popujve të Evropës Lindore”.

Read more

Nuk jap afat për ndërtimin e rrugës së re –

Kujtoi se kishte vrarë nënën –

Lojtar i rrallë, e vështirë të gjesh dikë si ai –

Juventus do tentojë përmbysjen në Champions, Spalleti: Do bëjmë të pamundurën

Në parathënien e këtij libri, duke përmendur direkt shqiptarët, ai theksonte: “Asnjë popull tjetër i botës, në të cilën ne jetojmë, nuk është aq i panjohur për evropianët e perëndimit për sa i përket prejardhjes, historisë dhe gjuhës, sa shqiptarët”. E megjithatë, ata janë popuj kryesorë, të lashtë e të rëndësishëm, që çdo historian do të dëshironte t’i njihte: historia e tyre do të plotësonte zbrazëti të mëdha në historinë e vjetër e të re të Evropës. Por… ata sot nuk luajnë më ndonjë rol të veçantë. Ata janë të nënshtruar, ata janë fatkeq dhe historiani shpesh është po aq i padrejtë, sa dhe njeriu i zakonshëm; ai nuk i përfill ata që nuk i ka prirë fati” (Studime gjermane. Bot. shqip. 1990).

Këto dukuri negative të vëna në dukje nga sa a sa shkollarë, kanë krijuar kontradikta dhe të çara të mëdha mbi njohjen e trashëgiminë tonë. E shihni pra, jemi viktimë e mos shkollimit tonë dhe agresionit të madh të keqinterpretimit dhe duke i çuar pasardhësit e gjenit njerëzor në drejtimin e kundërt të asaj që ata duan të njohin.

Në kohët e lashta, Dielli u quajt Zot, pikërisht sepse ishte ai që mundësonte jetën, simbolizonte natyrën, dritën, ditën. E kundërta e Diellit ishte errësira, që nënkuptonte të keqen, të zezën, të ftohtin, djallin. Natën njerëzit primitivë ishin shumë të ekspozuar ndaj rreziqeve, sulmeve të kafshëve të egra, të ftohtit e kështu me radhë dhe qenë të varur plotësisht ndaj kushteve të natyrës. Për këtë arsye “priftërinjtë e parë” ndërtuan tempujt e Diellit në shenjë kulti në malet më të larta, atje ku rrezet e Diellit preknin më parë dhe me anë të daulleve, lajmëronin popullsinë për lindjen e diellit, që parashihte lindjen e jetës.

Hyjni të Panteonit Ilir: Thana dhe Vidasi – një çift hyjnor ilir, që është figuruar në disa monumente të bëra nga ilirët. Katër altarë votivë me mbishkrime i janë kushtuar këtij çifti e janë gjetur në Topusko. Emrat e këtyre hyjnive janë emra ilirë. Thana është hyjneshë me atribute të Artemisit apo Dianës. Vidasi ka atributet e hyut të pyjeve, kullotave e burimeve, të Silvanit romak. Relievet e këtyre hyjnive të këtij binomi kultik janë edhe vepra të vërteta të artit ilir; ato kanë veshje ilire dhe një stil karakteristik vendas.

Ajo çka më intrigon është se literatura vazhdimisht flet për hyjnitë “romake dhe greke”, Silvanusi dhe Diana. Po, çfarë Sivani e çfarë Diane? Gjurmët e Thanës dhe Vidasit janë gjetur gjithkah në tokat ilire.

Kulti i Diellit është krijuar në tokat tona para ardhjes së romakëve, ata i gjetën këtu ata e panë se kush ishte kush dhe pa fije baze ndërruan histori dhe ndërruan emrat e hyjnive, ndërruan çdo gjë për të humbët e të parëve të vendit të pushtuar. Gjurmët e Thanës dhe Vidasit janë gjetur gjithkah në tokat ilire.

Në studimin  “Hybrid Deities in South Dalmatia” Marina Prusac të lexuar në “Roma 2008, International Congress of Classical Archeology, Meeting betëeen cultures in the ancient Mediterranean”  shihet e vërteta e pa mohuar e shpërndarjes së Hyjnive ilire nëpër Dalmaci dhe Bosnje të Thanës dhe Vidasit (In Illyria-Dalmatia, the pastoral deity of the indigenous groups became known and widely worshipped in the form of the Greek Aegipan, the Latin Silvanus, sometimes associated with Priapus6 . The qualities of Silvanus as a fertility god made him a suiting choice in the negotiation of cult practices. In a relief from the mountain plain at Glamoč in the interior of present-day Bosnia, Silvanus appear with his characteristic goat legs).

Perënditë zakonisht paraqiten me hyjnesha sikurse Diana me nimfat e saja. Diana duhet të jetë versioni latin i emrit ilir Thana, e cila ishte shoqëruese e Silvanit (The god generally appears flanked by female deities such as Diana and the nymphs15. Diana might be a Latin version of the Illyrian name Thana, who is attested as a female companion to Silvanus by an inscription from Toposku16). Reliefet e saj janë gjetur në afër Splitit, si dhe në Apolloni.

Në anët e Cetinës është gjetur gjithashtu reliefi i burrit të vjetër me mjekërr i shoqëruae me dhi dhe qen.

Në Bosnje në vendin e fisit ilir të Daorsëve gjendet Hyjnesha ilire Thana.

Por, e kemi edhe në Dardaninë tonë, Andinin.

Andini – hy epikorik i trevës dardane. Emri i tij është gjetur në një monument mermeri pranë Kaçanikut, në kufi të Dardanisë dhe të Maqedonisë. Emri futet në repertorin onomastik ilir. Funksionet e këtij hyu  Mirdita i përngjason me ato të Vidasit (Silvanit romak).

Shkenca shqiptare duhet më në fund të thotë të vërtetën shqiptare.

Referencat:
– http://www.dardania.de/vb/upload/archive/
– Përtej mjegullës së Ilirisë – Prof. Gëzim Uruçi
– Marina Prusac “Hybrid Deities in South Dalmatia”

Gjakovë,19.04.21

Etiketa: dianaFahri XharrahyjniJohan TunmanKërkime në historinë e popujve të Evropës LindorePanteoni IlirSilvanusitempujtthanaVidasi

Të Lidhura

Nuk jap afat për ndërtimin e rrugës së re –

Nuk jap afat për ndërtimin e rrugës së re –

nga 27
19:29 | 24/02/2026
0

Drejtori i ARRSH, Ami Kozeli, ka folur për ndërtimin e rrugës së re, pas rrëshqitjeve të dheut në aksin Përrenjas-Librazhd....

Kujtoi se kishte vrarë nënën –

Kujtoi se kishte vrarë nënën –

nga 27
18:19 | 24/02/2026
0

Pas ngjarjes së rëndë të 22 shkurtit që ka tronditur qytetin e Civitanovës në Itali, ku një 20-vjeçar, Rikardo Mërkuri...

Lojtar i rrallë, e vështirë të gjesh dikë si ai –

Lojtar i rrallë, e vështirë të gjesh dikë si ai –

nga 27
18:09 | 24/02/2026
0

Trajneri Roberto D’Aversa, pasi mori frenat e Torinos, u ndal të fliste edhe për mbrojtësin e kombëtares tonë, Ardian Ismajli....

Juventus do tentojë përmbysjen në Champions, Spalleti: Do bëjmë të pamundurën

Juventus do tentojë përmbysjen në Champions, Spalleti: Do bëjmë të pamundurën

nga 27
18:05 | 24/02/2026
0

Juventus synon përmbysjen e madhe në Champions, pas humbjes 5-2 në ndeshjen e parë ndaj Galatasaray. Para takimit të kthimit,...

Para
Kurbani/ Cilët janë politikanët socialistë që do të arrestohen?

Vota e lirë si një vaksinë urgjence kundër autokracisë në Shqipëri

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Nuk jap afat për ndërtimin e rrugës së re –

Nuk jap afat për ndërtimin e rrugës së re –

19:29 | 24/02/2026
Kujtoi se kishte vrarë nënën –

Kujtoi se kishte vrarë nënën –

18:19 | 24/02/2026
Lojtar i rrallë, e vështirë të gjesh dikë si ai –

Lojtar i rrallë, e vështirë të gjesh dikë si ai –

18:09 | 24/02/2026
Juventus do tentojë përmbysjen në Champions, Spalleti: Do bëjmë të pamundurën

Juventus do tentojë përmbysjen në Champions, Spalleti: Do bëjmë të pamundurën

18:05 | 24/02/2026
Juventus do tentojë përmbysjen në Champions, Spalleti: Do bëjmë të pamundurën

Juventus do tentojë përmbysjen në Champions, Spalleti: Do bëjmë të pamundurën

18:03 | 24/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Nuk jap afat për ndërtimin e rrugës së re –
  • Kujtoi se kishte vrarë nënën –
  • Lojtar i rrallë, e vështirë të gjesh dikë si ai –
  • Juventus do tentojë përmbysjen në Champions, Spalleti: Do bëjmë të pamundurën
  • Juventus do tentojë përmbysjen në Champions, Spalleti: Do bëjmë të pamundurën
  • Morën 2 mijë euro për të fshehur aksidentin/ SPAK kërkon burg për shefat e policisë (EMRAT) –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Nuk jap afat për ndërtimin e rrugës së re –
  • Kujtoi se kishte vrarë nënën –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com