Thahet Venecia, gondolat nuk mund të lundrojnë mbi ujë (foto)

0
308

Për të dytin vit radhazi, niveli i ujit të detit ra aq shumë, sa u thanë kanalet në Venecia. Si pasojë e kësaj, gondolat nuk mund të lundronin mbi ujë dhe turistët që ishin për Vitin e Ri në Venecia, nuk mundën ta shijonin frymën romantike të këtij qyteti.

Këta të fundit janë përballur me kanale të thata, ku shtretërit e tyre kanë qenë të mbuluar nga balta dhe me themelet e pallateve buzë tyre.

Megjithëse rënia e nivelit të ujit në këtë periudhë është normale, kësaj here ai ka rënë rreth 60-70 cm nën mesataren.

Ky është një fenomen mjaft i çuditshëm, nëse marrim parasysh që Venecia është një qytet që po fundoset ngadalë.

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.