Kosova është plotësisht e orientuar për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian dhe NATO.
Kështu është shprehur Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me anë të një postim në Facebook, duke shtuar se duhet vendosmëri dhe lidership për të shtyrë agjendën e anëtarësimit të shteteve të Ballkanit në këto dy institucione.
“Kurrë më shumë se tani ka nevojë për vendosmëri, guxim, vizion dhe lidership për të shtyrë agjendën e anëtarësimit të shteteve të Ballkanit në BE dhe NATO. Kosova është plotësisht e orientuar dhe me kohë ka pranuar dhe punon për të avancuar vlerat perëndimore civilizuese
Prandaj, anëtarësimi i Kosovës në BE dhe NATO nuk ka asnjë alternativë tjetër”, ka shkruar Thaçi.
Presidenti ka ritheksuar se Kosova, si shtet sovran, e ka edhe detyrim kushtetues ta formojë ushtrinë, e cila do të bëhet në partneritet me NATO-n.