Tetovarët trashëguan kulturë që nga antikiteti – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tetovarët trashëguan kulturë që nga antikiteti

18:40 | 09/04/2020
në Kryesore
0

Shkruan Edibe Selimi Osmani*

Sa i përket vallëzimit popullor shqiptar të dhëna të dokumentuara për Tetovën me rrethinë nuk kemi. Në të mirë të këtij problemi flet kultura e lashtë e qytetërimit ilir, prandaj është më se e domosdoshme ta hulumtojmë substancën e lashtë dhe etnogjenezën e të parëve tanë të hershme të tyre.

Tetovarët, trashëguan kulturë që nga antikiteti. Sot, Valltarja Ilire, Menada është simbol i qytetit të Tetovës.

Read more

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Sipas të dhënave arkeologjike, Valltarja e Tetovës apo Menada, u gjet gjatë gërmimeve arkeologjike të bëra më 1933, në afërsi të Çeshmes së Balezës. Kjo shtatore trupore e bronzit, daton që nga periudha ilire e shekullit VI para erës së re. Është me dimensione 9.4 centimetra e gjatë dhe 4 centimetra e gjerë. Valltarja Ilire, e përfaqëson Tetovën dhe gjendet në Muzeun Nacional të Shkupit.

Menada, një lloj nimfe, pasardhëse e Zotit Dionis, të verës dhe pjellorisë.

Sa i përket vallëzimit popullor shqiptar të dhëna të dokumentuara për Tetovën me rrethinë nuk kemi. Në të mirë të këtij problemi flet kultura e lashtë e qytetërimit ilir, prandaj është më se e domosdoshme ta hulumtojmë substancën  e lashtë dhe etnogjenezën e hershme të të parëve tanë.

Veçojmë disa nga burimet e shkruar nga autorët antik:

Veshja e Valltares Menada

Në kokë ajo ka të vendosur një kurorë me grurë, dhe rreth belit mbështjellur me gjarpërinj[1] që lëpinin faqet e tyre. Shpesh menadat ishin të përfaqësuara me një gjarpër[2] në flokët e tyre, si shërbëtoret e Dionisit.

Vallet mistike

Nimfat, që ishin motrat e Dionisit të ri, janë menadat e para. Po këto gra kanë qenë pasardhëset e para të kësaj Perëndie. Sipas legjendës, kur Dionisi, nëpërmjet ritit do t’i ngjallte, ato bien në ekstazë, e humbin vetëdijen, egërsohen  luajnë, vallëzojnë nëpër fusha e male. Duke e thirrur emrin e Dionisit të tyre, këndojnë himnin në emër të tij, duke i ra flejtës dyshe, enden prej një vendi në një vend tjetër, përpiqen  duke përvetësuar njerëz të thjeshtë që i detyrojnë t’i shoqërojnë. Adhurimi i Kultit të Dionisit dhe menadave ishte kryesisht i shpleksur me të pirë, të shoqëruar me këngë e të dehur. Kuptohej (bahanalii) të jenë pasardhësit e tyre meshkuj dhe femrat. Ata kanë organizuar takime të fshehta dhe rituale për spastrim dhe flijim duke ra në agoni nën ritmin e daulleve[3].

Është pët t’u theksouar edhe studimi i arkeologut të njohur dardan prof.dr. Haxhi Mehmetaj, ku ndër të tjerat shkruan: “Figurinat e plastikës së imtë të periudhës arkaike të derdhura në bronz janë të eksponatit tonë me to, në fazën e hulumtimeve të tashme, në territorin e Dardanisë janë gjetur edhe dy figurina të femrave të derdhura në bronz, njëra nga Tetova, e cila paraqet Menadën dhe pozitën e vallëzimit apo ikje lozonjare para Satirit, dhe tjetra nga Janjeva, e cila paraqitet një atlete[4].

Gjetja e figurave të ngjajshme të valltares ilire përmes hulumtimeve arkeologjike do të sqaronte shumë çështje për njohjen e kulturës popullore të popullatës ilire të trevës sonë të lashtë.

Ka të ngjajë që shtatorja e Prizrenit, Menada e Tetovës dhe Atletja e Janjevës, të jenë punuar në njerën nga punishtet e antikitetit në Durrës apo Apolloni, por nuk përjashtohet mundësia që ato të jenë punuar në Dardani.[5]

Supozojmë se kemi të bëjmë me Menadën, Valltare Ilire, për një mendim të këtillë na jep mbështetje edhe ilirologu i njohur Aleksandër Stipçeviç, ku ndër të tjerat shkruan: “vetë emri i ilirëve përkatësisht i kryeparit të fisit të tyre Illyriosit, msheh në vete nocionin e gjarpërit. Prindërit e tij Kadmi dhe Harmonia, po ashtu shndërrohen në gjapërinj, kurse vetë Illyriosi e merr menjëherë pas lindjes fuqinë hyjnore prej gjarpërit”.[6]

Në këto vise banuan të parët tanë, ata që u quajtën Ilirët e  mirëfilltë (Iliri propti diciti). Qenia dhe përhapja e kësaj kulture shpirtërore, brenda dhe jashtë këtij trualli, është e lidhur me një sërë faktesh historike e shoqërore. Këtu kanë ndikuar lidhjet e raporteve para shqiptare, si dhe mes popullit shqiptar dhe popujve të tjerë ballkanikë: parasllave, parabizantine, paraturke e tjerë që kanë ndikuar në formimin kulturor të saj.

* 7.4.2020 – Tetovë

Etiketa: Aleksandër StipçeviçantikitetiAtletja e JanjevësEdibe Selimi OsmaniHarmoniaHaxhi MehmetajIllyriosiKadmikulturëMenadaMenada e TetovësTetovarët trashëguan kulturë që nga antikitetiTetovëValltarja Ilire

Të Lidhura

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

nga 27
23:26 | 04/04/2026
0

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

nga 27
22:36 | 04/04/2026
0

Vrasa e shqiptarit Miklovan Dakaj në Spanjë kanë çuar në arrestimin e disa shqiptarëve, duke e cilësuar ngjarjen si një larje...

22:32 | 04/04/2026
0

Vrasa e shqiptarit Miklovan Dakaj në Spanjë kanë çuar në arrestimin e disa shqiptarëve, duke e cilësuar ngjarjen si një larje...

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

nga 27
22:14 | 04/04/2026
0

Juventus ka përpara një rrugë për të hyrë në zonën Champions gjatë së cilës duhet të jetë thuajse perfekt. Luciano...

Para
Humb jetën mësuesi shqiptar nga COVID-19, mesazhi prekës i së bijës: Bëni kujdes nga ky virus i mallkuar

Humb jetën mësuesi shqiptar nga COVID-19, mesazhi prekës i së bijës: Bëni kujdes nga ky virus i mallkuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

23:26 | 04/04/2026
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

22:36 | 04/04/2026
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

22:32 | 04/04/2026
Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

22:14 | 04/04/2026
Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –

Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –

22:02 | 04/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –
  • Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –
  • Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –
  • “Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com