Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Tetë muaj gjyq për ndërtimin e kotecit të pulave

Nga Media 0

Historia e Caci Dhamos nga Libofsha që rrezikon një vit burg për strehën e shpendëve të tij

Ka nisur prej tetë muajsh përballja e tij me shtetin për ndërtimin e një koteci pulash. Është shtetasi Caci Dhamo dhe e shoqja Zoica,  nga Libofsha e Fierit të cilët janë në proces gjyqsor për ndërtimin pa leje të një koteci pulash. BIRN përcjell historinë e çiftit të moshuar nga Libofsha të cilët akuzohen se kanë konsumuar elementët e veprës penale të ndërtimit të paligjshëm. Hetimi kundër tyre ka nisur shtatorin e vitit të shkoi, pas denoncimit të një fqinji. Dhamo rrezikon të dënohet deri në 1 vit burg, pas ndryshimeve të bëra në Kodin Penal në dhjetor të 2014 në mbështetje të një fushate që qeveria ndërmori për prishjen e disa godinave pa leje dhe asaj që e cilësoi si luftën kundër informalitetit.

Ndërkohë që Caci Dhamo thotë për BIRN se nuk do e kishte filluar rindërtimin e kotecit gati të rrënuar, por një topograf i ish-komunës i tha se nuk kishte ndonjë problem nëse fillonte punë për një mur që mund të mbante çatinë me eternite dhe teneqe të kasolles, që mund të shembej e njëkohësisht të aplikonte për leje.  “Kasollja po binte. S’kisha ku të vendosja shpendët, pulat, patat dhe rosat që rris për mish”- thotë ai.

Pas bisedës me topografin, Dhamo kërkoi leje në ish-komunën e Libofshës dhe ngriti një mur me blloqe në njërin krah të kotecit, por pa kaluar tre ditë nga kjo, në derë i erdhën dy oficerë policie e i bënë me dije se kishte shkelur ligjin.

“Policët bënë verifikime, pastaj më thirrën të shkoja në komisariat ku më morën në pyetje”, thotë Dhamo, i cili prej asaj dite ndiqet në gjendje të lirë.

“Na vjen turp kur na pyesin se përse shkojmë në gjykatë”, thotë Zoica Dhamo.

“Kam punuar një jetë të tërë ndershmërsht, dhe nuk kam qenë asnjëherë në derën e gjykatës…, por, turp duhet të ketë ky shtet. Sarajet shumë katëshe nuk i quan ndërtime pa leje, kasollen e cilëson pa leje dhe ne presim vendimin e gjykatës për kasollen,” shton ajo gati e përlotur.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej