Futbollisti i kombëtares turke dhe Leicester, Çağlar Soyunçu, ka shkruar në rrjetet sociale për ngjarjet pas tërmeteve shkatërruese në Turqi dhe Siri .
Sojuncu iu referua informacioneve që vijnë nga rrugët turke, sipas të cilave disa njerëz po përpiqen të përdorin për përfitime situatën e vendit.
“Ne lexojmë dhe shohim se disa njerëz të pamoralshëm që nuk kanë asnjë kokërr humanizmi, po përpiqen të grabisin dhe të shesin batanije për pesëfishin e çmimit, ndërsa vendi është në zi dhe njerëzit ende përpiqen të shpëtojnë jetën e tyre nën rrënoja. Ata nuk duhet të shkojnë të pandëshkuar, nuk duhet t’i lëmë të qetë”, shkroi Sojunçu i tërbuar në Twitter.
Mbrojtësi 26-vjeçar ka luajtur 51 herë për kombëtaren turke, ndërsa për Leicesterin luan që nga viti 2018, kur erdhi nga Freiburgu.
Kujtojmë se Turqia, në afërsi të kufirit me Sirinë, u godit nga tërmete të forta që shkatërruan disa qytete dhe morën një numër të madh njerëzish.