Nga vend shpëtimi në vatër sëmundjeje? – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nga vend shpëtimi në vatër sëmundjeje? –

19:20 | 11/03/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Korrupsioni ha ushqimin e konviktorëve/ Emiriana Sako i dhuron familjes Sinani nga Karbunara kontratën 1 miliard lekë –

Shmangni këto akse rrugore –

Gjykata shtyn seancën për padinë e Veliajt ndaj prokurorit të SPAK, të pranishëm edhe Robert Ndrenika me Gaz Pajën –

Në hetim 6 persona –

Prej vitesh, streha e kafshëve endacake e Bashkisë Tiranë është prezantuar si një nga “historitë e suksesit” të administratës lokale: një hapësirë ku qentë e braktisur do të trajtoheshin, vaksinoheshin dhe më pas do të adoptoheshin apo riktheheshin në komunitet sipas standardeve moderne të menaxhimit të kafshëve endacake. Por realiteti që po del në dritë ditët e fundit është shumë larg këtij premtimi.

Portalet dhe organizatat e mbrojtjes së kafshëve, si edhe dhjetëra aktivistë dhe kafshëdashës, kanë ngritur një alarm serioz: streha e Bashkisë është kthyer në një burim të përhapjes së lijës së qenve, një sëmundje shumë ngjitëse dhe shpesh fatale për kafshët. Akuzat janë të rënda, por edhe më e rëndë duket heshtja institucionale përballë tyre.

Sipas denoncimeve publike, në strehë nuk po zbatohen procedurat elementare veterinare. Qentë e sapo kapur futen në të njëjtat ambiente me kafshë të tjera pa kaluar nëpër karantinë, një hap themelor për të shmangur përhapjen e sëmundjeve infektive. Po ashtu, mungesa e një profilaksie të rregullt dhe kontrolleve veterinare sistematike krijon kushtet perfekte që një virus i vetëm të përhapet me shpejtësi në të gjithë ambientin.

Në vend që të jetë një qendër trajtimi dhe rehabilitimi, streha rrezikon të funksionojë si një inkubator sëmundjesh. Dhe kur kafshët që dalin nga aty rikthehen në rrugët e qytetit apo adoptohen nga familje, problemi nuk mbetet më vetëm brenda gardheve të strehës.

Në krye të këtij institucioni është drejtoresha Blerta Dardha, e cila ka detyrimin institucional dhe moral të japë shpjegime të qarta për publikun. Nëse këto denoncime janë të pavërteta, atëherë Bashkia duhet të hapë dyert për transparencë dhe inspektime të pavarura. Por nëse janë të vërteta – qoftë edhe pjesërisht – atëherë kemi të bëjmë me një dështim serioz administrativ dhe etik.

Menaxhimi i kafshëve endacake nuk është thjesht çështje propagande apo postimesh në rrjete sociale me foto qenushësh të shpëtuar. Është një sistem që kërkon protokolle strikte veterinare, staf të trajnuar, përgjegjësi dhe mbi të gjitha ndjeshmëri ndaj jetës së kafshëve.

Tirana nuk ka nevojë për një strehë që prodhon probleme të reja, por për një strukturë që zgjidh problemet ekzistuese. Dhe nëse sot kjo strukturë po akuzohet se është bërë vatër sëmundjeje, atëherë pyetja është e thjeshtë: kush mban përgjegjësi?

Sepse përtej çdo debati politik apo institucional, në fund të fundit bëhet fjalë për qenie të gjalla që nuk kanë zë për të protestuar. Dhe mënyra se si një qytet trajton kafshët e tij tregon shumë për nivelin e qytetërimit të atij qyteti.

gijotina.com/

Të Lidhura

Korrupsioni ha ushqimin e konviktorëve/ Emiriana Sako i dhuron familjes Sinani nga Karbunara kontratën 1 miliard lekë –

Korrupsioni ha ushqimin e konviktorëve/ Emiriana Sako i dhuron familjes Sinani nga Karbunara kontratën 1 miliard lekë –

nga 27
18:42 | 08/05/2026
0

https://www.youtube.com/watch?v=fgc6PO94hjc Ushqimet që konsumojnë nxënësit e konvikteve dhe fëmijët në Durrës i ha korrupsioni qysh në momentin kur bëhet tenderi!...

Shmangni këto akse rrugore –

Shmangni këto akse rrugore –

nga 27
18:04 | 08/05/2026
0

Policia e Tiranës ka marrë disa masa për protestën e opozitës ditën e sotme para Kryeministrisë. Në zbatim të këtyre...

Gjykata shtyn seancën për padinë e Veliajt ndaj prokurorit të SPAK, të pranishëm edhe Robert Ndrenika me Gaz Pajën –

Gjykata shtyn seancën për padinë e Veliajt ndaj prokurorit të SPAK, të pranishëm edhe Robert Ndrenika me Gaz Pajën –

nga 27
17:53 | 08/05/2026
0

  Aktori shqiptar Robert Ndrenika ishte i pranishem  shqyrtimin e padisë së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndaj...

Në hetim 6 persona –

Në hetim 6 persona –

nga 27
17:23 | 08/05/2026
0

Drejtori i drejtorisë së qarkut të Vlorës, Elidon Çela, ka bërë një deklaratë për mediat në lidhje me vrasjen e...

Para
Duhet t’a nisim nga vetja –

Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Korrupsioni ha ushqimin e konviktorëve/ Emiriana Sako i dhuron familjes Sinani nga Karbunara kontratën 1 miliard lekë –

Korrupsioni ha ushqimin e konviktorëve/ Emiriana Sako i dhuron familjes Sinani nga Karbunara kontratën 1 miliard lekë –

18:42 | 08/05/2026
Shmangni këto akse rrugore –

Shmangni këto akse rrugore –

18:04 | 08/05/2026
Gjykata shtyn seancën për padinë e Veliajt ndaj prokurorit të SPAK, të pranishëm edhe Robert Ndrenika me Gaz Pajën –

Gjykata shtyn seancën për padinë e Veliajt ndaj prokurorit të SPAK, të pranishëm edhe Robert Ndrenika me Gaz Pajën –

17:53 | 08/05/2026
Në hetim 6 persona –

Në hetim 6 persona –

17:23 | 08/05/2026
Vrasja me plumb në kokë në Sarandë, vetëdorëzohet në polici 31-vjeçari, ishte i plagosur –

Vrasja me plumb në kokë në Sarandë, vetëdorëzohet në polici 31-vjeçari, ishte i plagosur –

16:49 | 08/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Korrupsioni ha ushqimin e konviktorëve/ Emiriana Sako i dhuron familjes Sinani nga Karbunara kontratën 1 miliard lekë –
  • Shmangni këto akse rrugore –
  • Gjykata shtyn seancën për padinë e Veliajt ndaj prokurorit të SPAK, të pranishëm edhe Robert Ndrenika me Gaz Pajën –
  • Në hetim 6 persona –
  • Vrasja me plumb në kokë në Sarandë, vetëdorëzohet në polici 31-vjeçari, ishte i plagosur –
  • Partia e Starmer ‘turpërohet’ në zgjedhjet lokale, ekstremi i djathtë dhe të Gjelbrit avancojnë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Korrupsioni ha ushqimin e konviktorëve/ Emiriana Sako i dhuron familjes Sinani nga Karbunara kontratën 1 miliard lekë –
  • Shmangni këto akse rrugore –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com