Një tërmet me magnitud 4.3 ballë ka goditur juglindjen e vendit tonë gjatë orëve të mëngjesit. Mësohet se epiqendra e tërmetit ishte 8 km në veriperëndim të Ersekës.
Bëhet me dije se lëkundjet u ndjenë edhe në Përmet, Korçë dhe Çorovodë. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo dhe dëme materiale të shkaktuara nga lëkundjet.