Jugu i vendit është lëkundur mesditën e sotme nga një tërmet i fortë.
Mësohet se forca e tërmetit arriti magnitudën 4.3 ballë. Sipas Qendrës Sizmiologjike Europiane, epiqendra e tërmetit ka qenë 17 kilometra në jugperëndim të Gjirokastrës, me një thellësi vetëm 2 kilometra.
Fatmirësisht nuk raportohet për përsona të lënduar apo dëme materiale.