Një tërmet me magnitudë 3.6 ballë ka goditur ishullin e Ischias në Itali mbrëmjen e të hënës.
Lëkundja është regjistruar rreth orës 20:57 ku për pasojë kanë humbur jetën 2 persona, ndërsa 39 të tjerë rezultojnë të plagosur.
Lëkundjet janë ndjerë dhe në zona të tjera të ishullit, si në Barano dhe Forio.
Nga tërmeti ka dëme materiale ku një banesë dhe një kishë janë shkatërruar ndërsa disa hotele janë izoluar.
Autoritetet po punojnë për gjetjen e personave të zhdukur.