Forcat e policisë në Tepelenë kanë goditur një tjetër rast të trafikimit të lëndëve narkotike.
Burime policore lokale bëjnë të ditur se në kuadër të operacionit ka rënë në pranga një shtetas, i cili është kapur në zotërim të 10.7 kilogramëve kanabis sativa.
Sipas burimeve, arrestimi i 27-vjeçarit Xheron Alikaj është bërë 30 minuta pas mesnate, kur gjatë kontrollit të ushtruar në makinën e tij me targë “AA 086 AK” është gjetur sasia e kanabisit.
Pakot me narkotikë dhe automjeti i përdorur prej 27-vjeçarit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërkohë që çështja i ka kaluar për procedim Prokurorisë së Vlorës.
/ Top Channel