Tentuan ta vrasin me bombë me telekomandë në makinë, zbulohen pas 4 muajsh autorët – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tentuan ta vrasin me bombë me telekomandë në makinë, zbulohen pas 4 muajsh autorët –

15:26 | 10/05/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Incident në “Elbasan Arena”, tifozët e Tiranës hyjnë në fushë –

Deklarata e Berishës ndaj ambasadorit Gonzato, reagon BE-ja: Dënojmë sulmet personale –

Votat i mora për integrimin në BE… –

Çfarë ndodhi? Qytetari përplas makinën në shkallët e Kryeministrisë dhe shkelmon derën e godinës –

Personi në foto është Marash Gjikola, 57 vjeç, të cilit iu vendos një sasi eksplozivi në automjetin e tij mbrëmjen e së enjtes.

Mirash Gjikola, 57 vjeç, rezulton i dënuar më herët me 8 vite burg për tentativë vrasjeje. Burime policore bëjnë me dije se ai ishte larguar prej kohësh nga Lezha dhe jetonte aktualisht në fshatin Shëndëlli, në afërsi të Konispolit.

Lënda eksplozive ishte vendosur në automjet dhe dyshohet se synonte shpërthimin gjatë lëvizjes. Situata u neutralizua në kohë, pasi drejtuesi i mjetit vuri re diçka të dyshimtë dhe njoftoi menjëherë strukturat e policisë. Menjëherë në vendngjarje u angazhuan forca të shumta policore, specialistë të krimeve të rënda dhe njësia anti-eksploziv e RENEA-s, e cila realizoi çaktivizimin e kontrolluar të lëndës shpërthyese.

Në kuadër të hetimeve, policia ka shpallur në kërkim shtetasin Dedë Gjini, i dyshuar si i përfshirë në vendosjen e eksplozivit. Grupi hetimor po punon intensivisht për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes, motivet dhe për të identifikuar persona të tjerë që mund të kenë lidhje me rastin.

Autoritetet nuk përjashtojnë mundësinë që ngjarja të ketë lidhje me hakmarrje apo konflikte të mëparshme, duke pasur parasysh të kaluarën e 57-vjeçarit. Ndërkohë, masat e sigurisë në zonë janë forcuar dhe hetimet vijojnë.

Emri i Mirash Gjikolës lidhet edhe me një ngjarje të rëndë të ndodhur në vitin 2012 në Lezhë. Në atë kohë, një shtetas 40-vjeçar, Dedë Kovaçi, mbeti i plagosur me armë zjarri në fshatin Spitën. Sipas policisë, ai u qëllua me dy plumba pistolete brenda një lokali nga bashkëfshatari i tij, Mirash Gjikola, i cili më pas u largua në drejtim të malit për t’iu shmangur arrestimit.

Uniformat blu deklaruan atëherë se shkak i ngjarjes dyshohej të ishte një konflikt për pronën mes autorit dhe të plagosurit, ku debati kishte degraduar deri në përdorimin e armës së zjarrit. Pas identifikimit të autorit, policia kishte nisur ndjekjen dhe hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave. Hetimet për ngjarjen e fundit në Konispol vijojnë, ndërsa policia pritet të japë informacione të tjera në orët në vijim.

Njoftimi:

Tentuan të vrisnin me eksploziv një 57-vjeçar në muajin shkurt të këtij viti.

Pas hetimeve intensive, zbardhet ngjarja, identifikohen dhe shpallen në kërkim dy autorët e dyshuar.

Si rezultat i një pune intensive hetimore nga strukturat për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë dhe Komisariatin e Policisë Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 05.02.2026, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Urës së Vrinës”, në Konispol, pas provave të grumbulluara dhe informacioneve të siguruara, u bë identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, konkretisht shtetasve:

G. T., 39 vjeç dhe Xh. B., 39 vjeç, të dy banues në Sarandë.

Për këta shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë vendosur një sasi lënde plasëse në automjetin që drejtohej nga shtetasi M. Gj., 57 vjeç, me qëllim vrasjen e tij.

Strukturat e Policisë vijojnë punën intensive për lokalizimin, kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Ndërkohë, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

gijotina.com/.

Të Lidhura

Incident në “Elbasan Arena”, tifozët e Tiranës hyjnë në fushë –

Incident në “Elbasan Arena”, tifozët e Tiranës hyjnë në fushë –

nga 27
16:19 | 10/05/2026
0

Elbasani dhe Tirana përballen me njëra-tjetrën në orën 16.00 në Elbasan Arena. Para takimit, ka patur tension dhe kaos, teksa...

Deklarata e Berishës ndaj ambasadorit Gonzato, reagon BE-ja: Dënojmë sulmet personale –

Deklarata e Berishës ndaj ambasadorit Gonzato, reagon BE-ja: Dënojmë sulmet personale –

nga 27
14:40 | 10/05/2026
0

Bashkimi Europian ka reaguar zyrtarisht pasi një ditë më parë kreu i PD-së, Sali Berisha, sulmoi ambasadorin e BE-së në...

Votat i mora për integrimin në BE… –

Votat i mora për integrimin në BE… –

nga 27
14:16 | 10/05/2026
0

Kryeministri Edi Rama, ka mbledhur sot Asamblenë e PS, ku ka deklaruar se shumica e siguruar nga Partia Socialiste e...

Çfarë ndodhi? Qytetari përplas makinën në shkallët e Kryeministrisë dhe shkelmon derën e godinës –

Çfarë ndodhi? Qytetari përplas makinën në shkallët e Kryeministrisë dhe shkelmon derën e godinës –

nga 27
14:02 | 10/05/2026
0

Një ngjarje jo e zakontë është regjistruar këtë të diel në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku një automjet është “parkuar”...

Para
Incident në “Elbasan Arena”, tifozët e Tiranës hyjnë në fushë –

Incident në “Elbasan Arena”, tifozët e Tiranës hyjnë në fushë -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Incident në “Elbasan Arena”, tifozët e Tiranës hyjnë në fushë –

Incident në “Elbasan Arena”, tifozët e Tiranës hyjnë në fushë –

16:19 | 10/05/2026
Tentuan ta vrasin me bombë me telekomandë në makinë, zbulohen pas 4 muajsh autorët –

Tentuan ta vrasin me bombë me telekomandë në makinë, zbulohen pas 4 muajsh autorët –

15:26 | 10/05/2026
Deklarata e Berishës ndaj ambasadorit Gonzato, reagon BE-ja: Dënojmë sulmet personale –

Deklarata e Berishës ndaj ambasadorit Gonzato, reagon BE-ja: Dënojmë sulmet personale –

14:40 | 10/05/2026
Votat i mora për integrimin në BE… –

Votat i mora për integrimin në BE… –

14:16 | 10/05/2026
Çfarë ndodhi? Qytetari përplas makinën në shkallët e Kryeministrisë dhe shkelmon derën e godinës –

Çfarë ndodhi? Qytetari përplas makinën në shkallët e Kryeministrisë dhe shkelmon derën e godinës –

14:02 | 10/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Incident në “Elbasan Arena”, tifozët e Tiranës hyjnë në fushë –
  • Tentuan ta vrasin me bombë me telekomandë në makinë, zbulohen pas 4 muajsh autorët –
  • Deklarata e Berishës ndaj ambasadorit Gonzato, reagon BE-ja: Dënojmë sulmet personale –
  • Votat i mora për integrimin në BE… –
  • Çfarë ndodhi? Qytetari përplas makinën në shkallët e Kryeministrisë dhe shkelmon derën e godinës –
  • “Ambasador i Ramës”/ Diplomatët e BE reagojnë pas deklaratave të Berishës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Incident në “Elbasan Arena”, tifozët e Tiranës hyjnë në fushë –
  • Tentuan ta vrasin me bombë me telekomandë në makinë, zbulohen pas 4 muajsh autorët –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com