Një 37 vjeçar është arrestuar pasi ka hyrë në katedralen e Shën Patrikut në New York City me dy bidona të mbushur me benzinë dhe me çakmakë me vete.
Sipas autoriteteve amerikane 37 vjeçari u fut në kishën e Midtown Manhattan mbrëmjen e së mërkurës, ku u zbulua nga një oficer, i cili bëri të mundur ndalimin e tij.
Ndërkohë, në polici ai ka deklaruar se i mbante bidonat me vete pasi i kishte mbetur makina pa karburant, por pas verifikimeve të policisë u konstatua se makina kishte karburant dhe policia e arrestoi menjëhrë.