Një serb ka tentuar dje të hyjë në Kosovë nëpërmjet pikës kufitare “Dheu i Bardhë”, duke prezantuar një patent shofer që dyshohet të jetë i falsifikuar.
“Me urdhër të prokurorit dokumenti është konfiskuar”, thuhet në raportin policor. Policia e Kosovës më tej thotë se rasti shkon në procedurë të rregullt.