Masimiliano Alegri do të rigjejë Pjaniçin dhe Benatian që vuajtën skualifikimin për kartonë në ndeshjen e parë, por ndërkohë do i duhet të bëjë pa Paulo Dibalën, i ndëshkuar me të kuq, në Torino. Kjo bën që trajneri i Juventusit të ketë shumë dyshime në lidhje me repartin ofensiv, ku Higuain është i vetmi i sigurt.
Ndërkohë, Manxukiç i rikuperuar, me Kostën dhe Kuadradon janë në balotazh për dy fanella titullarësh. Gjithsesi, sipas provave të bëra dje, pritet që Alegri ta nisë me trion Manxukiç-Higuain-Kosta.